3 arsyet më të zakonshme pse tradhtojnë gratë

min lexim

Tradicionalisht, është argumentuar se gratë kanë më shumë gjasa se burrat të tradhtojnë sepse janë të pakënaqura me marrëdhëniet ekzistuese, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa se gratë të tradhtojnë sepse janë në kërkim të përvojave të shumta seksuale ose një mundësi të paraqitur.

Sipas Dr. Zhana Vrangalova, kjo është ende e vërtetë deri diku sot, por hendeku gjinor në pabesi po mbyllet mes gjeneratave të reja. “Në gjeneratat e vjetra, burrat kishin më tepër gjasa të tradhtonin sesa gratë, ndërsa tani, gratë dhe burrat po tradhtojnë me ritme të ngjashme,” shton ajo.

Ekspertët thonë se tre arsyet kryesore që gratë tradhtojnë janë: mungesa e dashurisë për partnerin, dëshira për përvoja seksuale dhe faktorë të tjerë si janë të dehura ose me pushime. Alicia Walker zbuloi më shumë në librin e saj “Jeta sekrete e gruas që mashtron”.

Ajo zbuloi se gratë shpesh tradhtonin jo për të gjetur dashurinë diku tjetër por thjesht për të provuar përvoja të tjera seksuale. Ata argumentonin se nuk kishin më një lidhje të fortë seksuale me burrat e tyre dhe se tradhtinë e shihnin si një “mënyrë” për të shpëtuar martesën e tyre.

“Ata thonë shumë se: nëse nuk bëj diçka për ta trajtuar këtë, do të përfundoj duke ikur. Do të përfundoj duke thyer familjen time, duke thyer zemrat e fëmijëve të mi, duke thyer zemrën e burrit tim dhe unë thjesht nuk kam nevojë për këtë.”, u shpreh autorja e studimit.

Herë të tjera, gratë janë të pakënaqura në marrëdhëniet e tyre. Kjo nuk do të thotë se gratë që tradhtojnë janë gjithmonë në kërkim të shpëtimit të martesës së tyre. Ndonjëherë, është e kundërta: “Një nga arsyet kryesore që gratë tradhtojnë është për t’i dhënë fund një marrëdhënie, në të cilën kanë ngecur.

Shpesh ata janë me një partner që duket si një person i mirë, por është kontrollues, mbytës ose emocionalisht i padisponueshëm. Gruaja përpiqet të bëjë ndryshime, ta detyrojë partnerin të bëjë terapi në çift, ose ta shtyjë partnerin të rritet por kur gruaja nuk ia del mbanë në këto përpjekje, tradhton.”, thotë Charlynn Ruan, një psikolog klinik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rruga Kardhiq-Delvinë/ Tritan Shehu: Rama “preu shiritin” e dështimit të tij me 7 vite vonesë!

Story i radhës

Ky është çmimi i biletave në Lituani, pak më lirë për ukrainasit, kundër kampionit të Kosovës 

Të fundit nga