Një prej nevojave më të shpeshta që përdoruesit e kompjuterëve të zyrave është ajo e konvertimit të dokumenteve, veçanërisht nga formati PDF në atë Word.
Ndërsa zgjidhja janë të shumta, ne mund ti ndajmë ato në dy kategori: mjete offline dhe online për konvertimin e PDF-ve ndërsa ne jemi në favor të opsioneve të para.
Në këtë artikull listojmë disa prej konvertuesve më të mirë të PDF në Word dhe offline.
Konvertuesit offline
Edhe pse mund të zgjidhni nga disa konvertues PDF në Word të disponueshëm online, ka prej atyre që e kanë proces pune dhe mund të kenë nevojë për një softuer.
Së pari konvertuesit offline janë shumë më të shpejtë sesa ato online dhe së dyti konvertimi online do të mbetet online.
Çdo gjë sensitive nuk duhet konvertuar online nëse jeni të shqetësuar për informacionet tuaja personale apo të biznesit.
- PDFMate
E kemi përdorur PDFMate prej kohësh dhe jo vetëm konverton me saktësi PDF-të në Word, por gjithashtu në formatet Text, EPUB, HTML, SWF dhe JPG.
Ka një ndërfaqe shumë të thjeshtë dhe është falas për tu përdorur. Ka disa mjete si konvertim të disa dokumenteve njëherazi, enkriptim dokumentesh etj.
- WinScan2PDF
Nga një aplikacion që bën disa gjëra tek një tjetër që kryen funksionin për të cilin është krijuar. WinScan2PDF është një aplikacion i vogël prej vetëm 30 kilobajt. Keni vetëm katër opsione: Select Source, Scan, Multiple Pages dhe Cancel. Dizajni është i thjeshtë dhe mjafton të tregoni ku gjendet në kompjuter për ta konvertuar.
- UniPDF
Së fundi në kategorinë offline, UniPDF është një mjet konvertimi shumë i dobishëm me mbështetje për disa formate përfshirë Word, Text dhe HTML.
Mund të ktheni një PDF në JPEG, PNG, BMP, TIF, GIF, PCX dhe TGA gjithashtu. /PCWorld Albanian