29 kandidatë për verifikim në Prokurori

min lexim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i dërgojë Prokurorisë 29 kandidatë për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë për hetim të thelluar.

5 nga 10 kandidatët për kryebashkiak që kanë pranuar në formularin e dekriminalizmit se kanë pasur në të shkuarën probleme me ligjin, ose ka një kërkesë për ta nga subjektet kundërshtare, i përkasin Partisë Socialiste, 3 koalicionit Bashkë Fitojmë, 1 Partisë Demokratike dhe 1 Partisë për Demokratizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Kandidatët që KQZ i ka dërguar Prokurorisë për verifikim:

Kreshnik Riza Hajdari – PS Bashkia Kuçovë. 

Qerim Ismail Ismailaj – PS Bashkia Mallakastër. 

Artur Xheke Bushi – PS Bashkia Krujë. 

Kristian Luigj Shkreli – PS Bashkia Vau i Dejës. 

Beqir Zek Mulaj – PS Bashkia Has. 

Rezeart Xhelal Tusha – BF Bashkia Shijak. 

Elvis Jani Hajdërlli – BF Bashkia Devoll. 

Dhionisios (Alfred) Petro  Beleri – BF Bashkia Himarë. 

Agron Faslli Kapllanaj – PD Bashkia Mallakastër. 

Abedin Rasim Oruçi – PDISH Bashkia Kukës. 

Për kandidatatin e Mallakastrës, kryebashkiakut aktual socialist, Qerim Ismailajn nga përfaqësuesi ligjor i PD-së u pretendua se është në kushtet e ndalimit të kandidimit, por duke qenë se dokumentacioni është dorëzuar në KZAZ e Mallakastrës dhe jo në KQZ, u vendos që të shqyrtohej ky rast nga vetë administra e KQZ përpara se t’i dërgohet Prokurorisë për verifikim të thelluar.

Ndërkohe që 2 kandidatët në listën shumëemërore për deputetë të Partisë Socialiste Ilir Beqaj dhe Bardh Spahia i PD-së nuk pranuan të marrin mandatin e deputetit që e përfitonin nga dorëheqja e Benet Becit dhe Zef Hilës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 vlerat që duhet t’i rrënjosni djalit tuaj, për t’u bërë një njeri i mbarë dhe i dashur me të tjerët

Story i radhës

Valon Syla tregon si ndodhi sulmi ndaj tij

Të fundit nga