28 vjetori i vdekjes se doktorit te pare ne rajonin e llapit hajredin ukellit 67ccdd11604b1

28-vjetori i vdekjes së doktorit të parë në rajonin e Llapit, Hajredin Ukellit

March 9, 2025
1 minut lexim

Me lule në duar familja e kujtoi profesor doktor Hajredin Ukelli në 28 vjetorin e ndarjes nga jeta, te varret e fshatit Shajkoc të Podujevës.

E djali i tij, Ariani kujtoi sa ka qenë i përkushtuar i ati ndaj pacientëve të tij.

“Unë kam qenë vetëm 25 vjeçar plus kam qenë jashtë vendit, kujtime ka normal të shumta si çdo prind edhe ai u mundu më të mirën e mundshme më bërë si për familje por njëkohësisht ka qenë shumë i përkushtuar edhe për pacientët”, tha djali i tij, Arian Ukelli.

Ai tregoi se cila ishte arsyeja që e shtyu të bëhej mjek.

“Prej arsyeve më të rëndësishme që e ka pas baba që është bërë mjek është sepse ka qenë se nana i ka vdek shumë herët edhe e ka pas në mendje se të kisha qenë mjek ndoshta e kisha shpëtu nënën. Si një familjarë si shoqëria kosovare, janë të pakta fjalët për kontributin që e ka dhënë ai sidomos për shoqërinë kosovare”, tha ai.

Me fjalët më të mira, e kujton edhe shoku i të ndjerit, ish mësimdhënësi, Hilmi Durmishi.

“Lajmi i vdekjes na ka befasu të gjithëve sepse ka qenë i shëndoshë s’ka qenë kurrë i sëmurë por shkaqet rrethanat e tij politike dhe rrethanat pas suspendimit të pushtetit të krahinës, ai me siguri e ka përjetu rëndë që na qiten prej punëve të gjithëve, madje unë thosha Hajredin shtetin që se don s’mundesh me lyp punë prej tyre, ne mundemi me jetu edhe pa rroga të Serbisë”, tha Durmishi.

Durmishi tregoi se Hajredin Ukelli ishte doktori i parë në rajonin e Llapit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pelisteri rival i shkendijes 67ccd8d91e88e
Story i mëparshëm

Pelisteri, rival i Shkëndijes

laerti del nga shtepia perlotet bashke me publikun ne studio ja pse 67ccde42ba909
Story i radhës

Laerti del nga shtëpia, përlotet bashkë me publikun në studio, ja pse

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë