28 mijë ukrainasë të tjerë kalojnë në Poloni, numri i përgjithshëm i tyre që ngafillimi i luftës arrin në 15.6 milionë

September 18, 2023
1 minut lexim

Autoritetet polake kanë njoftuar se të paktën 28.600 ukrainasë të tjerë kanë kaluar në Poloni gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ukrainasve që ikin nga lufta në vendin e tyre mbi 15.6 milionë, transmeton Anadolu.

Sipas shifrave të Gardës Kufitare të Polonisë, mbi 15.6 milionë persona kanë kaluar në Poloni që nga 24 shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës.

Të dhënat po ashtu zbuluan se 13.8 milionë ukrainasë u larguan nga Polonia gjatë të njëjtës periudhë.

Në muajin mars, Zyra Presidenciale e Polonisë njoftoi se rreth 1.3 milionë refugjatë ukrainasë kanë mbetur në Poloni.

Në muajin prill, presidenti Andrzej Duda tha se vendi i tij ishte shtëpia e rreth 3 milionë ukrainasve, përfshirë ata që mbërritën në Poloni para fillimit të luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, autoritetet deklarojnë se kalimi i kufirit dhe kthimi mund të bëhen nga i njëjti person, ndërsa autoritetet kontrollojnë numrin e kalimeve dhe jo numrin e personave.

Sipas të dhënave, rreth 4 milionë ukrainasë aktualisht kanë status të përkohshëm të mbrojtjes në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Sipas shifrave të fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë ka vrarë mbi 9.500 civilë dhe ka plagosur mbi 17.200 të tjerë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Modelet iPhone 15 kanë bateri më të madhe

Story i radhës

Kërcënohet me vdekje nipi i Xhafer Devës

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë