Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit 2.799 testimeve të kryera, janë regjistruar 273 raste të reja pozitive me koronavirus, prej tyre 45 janë riinfektime.
Në periudhën e njëjtë kohore 233 persona janë shëruar, ndërsa pesë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Sipas regjistrit ‘Termini Im’, në periudhën prej 18.02 deri 05.03.2022 janë regjistruar edhe tre raste të vdekjeve si pasojë e komplikimeve të koronavirusit.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri it ë diagnostifikuarve me kovid-19 ka arritur në 303.140, i të shëruarve në 291.952, i të vdekurve në 9.172, kurse numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 2.016. /SHENJA/