273 fermerë nga komuna e Vushtrrisë përfitojnë serra për kultivimin e prodhimeve vendore

March 6, 2023
min lexim

Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së përfituesve të serrave, ku përfitues u zgjodhën 273 fermerë nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tregoi se këto serra janë financuar nga Komuna dhe Islamic Relief Kosova, me qëllimin për t’i ndihmuar ekonomitë familjare.

Ju falënderoj që jeni prezent në këtë ceremoni të ndarjes së përfituesve të serrave, të cilat ne si komunë e Vushtrrisë i bashkë financojmë me Islamic Relief, me qëllim që sadopak ekonomitë familjare t’i kultivojnë prodhimet e veta vendore dhe të ngrisin cilësinë e ushqimit”, tha Idrizi.

Ai tregoi se për përzgjedhjen e fermerëve fitues është angazhuar një komision, i cili sipas tij ka bërë një punë të mirë.

“Edhe tek ndarja e serrave, ne me vendim e kemi caktuar një komision, që unë e kam pasë besimin e plotë dhe besoj që kanë kryer punën më të mirë në këtë drejtim të ndarjes së serrave. Nuk ka qenë punë e lehtë sepse është dashur të identifikohet secili rast veç e veç në terren por vërtetë e kanë bërë një punë të mirë”, tha Idrizi.

Kryetari Idrizi, ndër tjerash, tregoi se vitin e kaluar subvencionet për bujqësi janë rritur nga 140 mijë euro në 450 mijë.

Komuna e Vushtrrisë, vlen të theksohet, që vitin që lamë pas, i kemi rritur subvencionet për fushën e bujqësisë nga 140 mijë euro sa kanë qenë në mbi 450 mijë euro me qëllim që t’i ndihmojmë bujqit dhe fermerët”, tha Idrizi.

Ai shtoi se janë munduar që ndarja të jetë sa më e drejtë, në mënyrë që mos të ankohet askush.

“Pra jemi munduar që kjo ndarje të jetë e drejtë në mënyrë që të mos ankohet dikush nga padrejtësitë dhe të gjitha ato që i kemi ndarë vitin e kaluar ju them sinqerisht nuk e kemi pasë asnjë ankesë, për arsye se kanë përfituar të gjithë qumështarët, për arsye se kanë përfituar të gjithë bletarët, për arsye se kanë përfituar edhe blegtorët domethënë e bagëtive të imëta, të deleve dhe të dhive dhe kanë përfituar edhe fermerët e bullicave”, tha Idrizi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Gripshi, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Story i radhës

Qyteti i Shkupit shpall konkurs për Transportuesit privat

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë