27 vite nga masakra, Shqipëria përkujton sot Gjenocidin e Srebrenicës

min lexim

Shqipëria ka shpallur 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Më 7 korrik parlamenti shqiptar miratoi Rezolutën “Për Përkujtimin dhe Nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, e cila dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u vranë në Sreberenicë.

Po sot Bosnja përkujton sot 27-vjetorin e masakrës serbe në Srebrenicë, një prej masakrave më të rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. 

Sot mbushen 27 vjet që kur forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra boshnjakë myslimanë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.  Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende në zonë gjendjen varre masive. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina synon të grumbullojë “një milion veta” për rikthimin e jugut

Story i radhës

Xhaferi nuk do ta kthejë propozimin francez në Qeveri, ashtu siç kërkon VMRO-DPMNE

Të fundit nga