Numri i të vdekurve në provincën e Afrikës së Jugut, KwaZulu-Natal, ka arritur në më shumë se 250, pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan kërdinë në zonë.
Autoritetet lokale po bëjnë thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë. Zyrtarët e kanë quajtur atë një nga stuhitë më të këqija të motit në historinë e vendit.
Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar njerëzit nën ndërtesa, ndërsa priten edhe më shumë përmbytje.
Ka raporte se përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga dukshmëria e dobët.