25 vjet nga renia heroike e fehmi dhe xheve lladrovcit ahmeti qofte i perjetshem kujtimi per ta dhe te renet per liri 650dc33236c01

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Ahmeti: Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe të rënët për liri

September 22, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shoqëruar dhe nga funksionarë të tjerë nga radhët e BDI-së, kryen nderime sot tek varrezat e heronjëve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e tyre të vdekjes.

Ahmeti përmes një shkrimi përkujtimor në Facebook, shkruan se sakrifica e Fehmiut dhe Xhevës u bë për Flamur, komb dhe liri, ndaj kujtimi për ta është i përjteshëm.

Statusi i plotë:

Një çerek shekulli pa Fehmiun e Xhevën, një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër, që ranë ashtu si jetuan, për Kosovë e Shqipëri, për flamur e komb.

Të rralla janë rastet në historitë e kombeve si ajo e Fehmiut e Xhevës.

Ia përshkonte fytyrën një nur hyjnor se po vdiste për liri, për Kosovë. Me buzë në gaz u përball me vdekjen.

Fehë të dytë nuk do të ketë, nuk bën më nënë tjetër si ai.

Sot kujtimet e kauzës kombëtare na bënë bashkë në sheshin e Drenasit dhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë për të nderuar veprën kombëtare të Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënies së tyre heroike.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe për të gjithë të rënët e lirisë!

LAVDI!

MARKETING

RENT A CAR

paga mesatare ne komunat e kosoves ku eshte me e larte e ku me e ulet 650dbf1218714
Story i mëparshëm

Paga mesatare në Komunat e Kosovës, ku është më e lartë e ku më e ulët

14 lekundje termeti brenda 12 oreve ne greqi 650dc3e07f544
Story i radhës

14 lëkundje tërmeti brenda 12 orëve në Greqi

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë