Lideri i Frontit Europian Alii Ahmeti në fjalimin e tij në Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” të organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka përkujtuar sakrificat dhe rezistencën e popullit shqiptar që çuan në lirinë e Kosovës. Duke folur para të mbijetuarve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve të nderuar, Ahmeti theksoi se liria u arrit falë guximit dhe qëndresës së brezave të të rinjve shqiptarë që u përballën me represionin dhe torturat në kohën e pushtimeve dhe regjimeve të ndryshme.
Ahmeti vlerësoi veçanërisht kontributin e familjes Jashari dhe të parëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët, sipas tij, lanë lirinë me gjakun e tyre. Ai gjithashtu përmendi përpjekjet e Serbisë për të shuar identitetin dhe krenarinë ilire të shqiptarëve, duke u përpjekur të fshijë simbolet dhe historinë e tyre.
“Të dashur vllezër dhe motra, familje të dëshmorëve, urime Dita e Çlirimit të Kosovës. Liria e Kosovës erdhi si rezultat i lumenjëve të gjakut në historinë tonë të rezistencës që me vendosjen e pushtimeve dhe regjimeve. Kjo liri erdhi si rezultat i gjakut që rinia shqiptare pas vitit 1945, qëndroi nëpër burgje, me mijëra djem të rinj, studentë u maskruan dhe torturuan, stërpikën muret me gjakun e tyre të njomë që shqiptarët të kenë liri. Rezistenca kurr nuk pushoi sepse e drejte ishte në anën tonë, kjo rezistencë në vazhdimësi veq që forcoheshte përballë pushtuesve e vazalëve. Ranë njësitete e para të UÇK-së, por lirinë e lau me gjak familja Jashari me djem e bija të vet. Kjo liri rrënjët i ka në gjak dhe çlirimin bashk me aleatët.
Serbët janë munduar të vrasin krenarinë tonë ilire, të shkatrrojnë vatrrat tona, e të na ngatrrojnë emrat, të na njëllosin emblemat dhe të na fshijinë smbolet ilire.
Ata që ranë dëshmor janë organizuar kundër pushtuesit, për liri, për histori, pas viteve 1945 bëheshin ekspedita nga Beogradi për t’i bind shqiptarët se janë të huaj e të ardhur në këtë vend.
Kjo ka qenë ekspeditë për të na zhdukur historinë, rrënjët Ilirie dhe rrënjët dardane. Por shqiptarët nuk u ndalën pavarësisht çmimit që paguajtën. Lavdi të gjithë të rënëve për liri!,” tha Ahmeti./Indeks.mk