25 vjeçari Nicholas Truglia është dënuar me 18 muaj burg për përfshirjen e tij në një skemë e cila vodhi 22 milionë dollarë në kriptomonedha nga këshilltari blockchain Michael Terpin në 2018-ën.
Ai është përshkruar si anëtar i një grupi kriminal i cili përdorte teknika “SIM swaping” ose siç njihet ndryshe si transferimi i numrit të telefonit të viktimës në një kartë SIM kontrolluar nga hakerët, për të vjedhur personalitete të industrisë.
Terpin akuzoi një adoleshent nga shteti i New York-ut pas një hetimi privat që i rikuperoi një pjesë të humbjeve të tij. Ky i fundit i udhëhoqi tek Truglia dhe dy individë të tjerë të përfshirë.
Truglia është i vetmi person i grupit që i bëhet subjekt i një ndjekje penale dhe përballet me penalitete të cilat arrijnë deri në 80 milionë dollarë për përfshirjen e tij në këtë skemë.
Dënimi i ulët mendohet të jetë influencuar nga autizmi i Truglia që sipas avokatit të tij e kishte bërë të vështirë që ai të kupton pasojat e veprimeve të tij.
Dënimi i tij me shumë gjasa nuk do të trembë të tjerët. Por në teori dërgon një sinjal tek vjedhësit kripto se veprime të tilla përbëjnë një krim serioz. /PCWorld Albanian