25 të vdekur nga aksidentet për katër muaj në Kosovë

1 minut lexim

25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Sipas statistikave të policisë shihet se gjatë këtij katër mujorshi kanë ndodhur 22 aksidente fatale, dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.

Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.

Aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.

Në total, gjatë 2023-tës në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Beleri, një nga provokimet e Greqisë”/ Xhufi: Vendi fqinj shfrytëzoi rastin e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Story i radhës

Biden “i ngrirë”, presidenti i SHBA-së sërish me probleme shëndetësore

Të fundit nga