24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90!

min lexim

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit ‘Heroit të Demokracisë’, aty ku u pushkatua 24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha, i cili përpara mediave u shpreh se figura e Hajdarit në këtë moment është frymëzuese, pasi sipas tij, nën qeverisjen e Ramës Shqipëria është sërish në diktaturë dhe monizëm.

Berisha u bëri thirrje studentëve që të ngrihen ashtu si në vitet ’90 për rrëzimin e regjimit komunist, por këtë herë për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste.

“Sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri dinjitete njerëzor dhe kombëtar, u ndeshen me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit, apo disidence ishte e barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale. Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët, të vihet në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeve e cila në një akt kohor 3-ditor solli kryqëzimin e rrëzimit dhe nisjen e pluralizmin. Azem Hajdari me shokët e tij ndanë sistemin diktatorial nga ai i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kolonelë të regjimit. Por, ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Ne vendosim kurora ki ra Hajdari dhe Çerja, për të nderuar atë, pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, dhe rikthyer kështu monizmin e plotë. Ndaj, vepra e Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm mbi protesta dhe demonstrata”, tha Berisha.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në Tiranë në moshën 35-vjeçare. Deputet, dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, ai çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe në vendosjen e pluralizmit politik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Libri i Ngushëllimeve” për Elizabeth II edhe në Prishtinë

Story i radhës

Ilire Dauti dorëhiqet nga pozita e koordinatores së Grupit Parlamentar të ASH-së

Të fundit nga