24 vjet nga marreveshja e ohrit ahmeti shqiptare e maqedonas ndertuan se bashku maqedonine e re 689c64d14405d

​24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti: Shqiptarë e maqedonas ndërtuan së bashku Maqedoninë e re

August 13, 2025
min lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se 24 vjet më parë “shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re”. Pas më shumë se dy dekadave prej marrëveshjes, Ahmeti tha se ka pasur shumë të arritura, teksa përmendi edhe anëtarësimin në NATO dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij për 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së tha se janë ndërtuar universitete, institucione kulturore e të identiteteve.

Ahmeti: 24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri-tjetrit

“24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e në BE, nëpërmjet Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Bashkë ndryshuam Kushtetutën dhe miratuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe rregullimin e zbatimit të gjuhës shqipe, flamurin kombëtar, arsimin sipëror, përfaqësimin e drejtë dhe shumë ligje të tjera”, tha Ahmeti. 

Ndër vite, Ahmeti tha se drejtuan Kuvendin dhe të gjitha ministritë por edhe “duke kulmuar me pozitën e premtuar dhe të realizuar të kryeministrit të parë shqiptar”.

Ahmeti: Kontributi jonë në shtet rezultoi me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore

“Kontributi jonë në shtet rezultoi me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga të gjitha këto dhe shumë të tjera, fitoi shteti jonë i përbashkët dhe nuk humbi askush. Të gjitha të arriturat në 24 vitet e kaluara i bëmë bashkë, edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Këto të arritura janë vet shteti, janë themeli i stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së vendit tonë”, shtoi ai.

Ai tha se të gjithë duhet të bëhen bashkë që çerekshekulli i Marrëveshjes së Ohrit “të na gjejë ballë-lartë si dje e jo të përkulur, nënçmuar e të përbuzur si sot”.

Ahmeti: Trimëria pas luftës e urtësia pas Kuvendit nuk VLEN

“Ndërsa, atyre që nga ekranet televizive e mësuan historinë, që s’kanë asnjë kontribut në të arriturat dhe proceset kombëtare, e që asnjëherë nuk e fituan besimin e popullit, por u përzgjodhën nga tjetri për t’ia bërë hyzmetin të keqës, ju them që: Trimëria pas luftës e urtësia pas kuvendit nuk VLEN. Me e njoftë veten është urti, me e qeverisë veten, është trimni. Prandaj, kur hapet dera, rritet ndera. Ne po bëhemi bashkë, si asnjëherë më parë, të zënë pas rrënjësh e jo pas degësh, jo hyzmeçar e qiraxhi, por krenarë e të përkushtuar për ti dal Zot kushtrimit popullor për dinjitet kombëtar, o sot o kurrë! Të bëhemi bashkë, të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, që çerek shekulli i Marrëveshjes së Ohrit të na gjejë ballë-lartë si dje e jo të përkulur, nënçmuar e të përbuzur si sot!”, ka përfunduar Ahmeti.

24 vjet më parë është nënshkruar Marrëveshja Kornizë e Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debati per plazhet bosh e cmimet e larta ne itali meloni turizmi nuk eshte ne krize 689c64594f1da
Lajmi i mëparshëm

Debati për plazhet bosh e çmimet e larta në Itali/Meloni: Turizmi nuk është në krizë

ame 633 zjarre te raportuara javen e fundit nente vatra aktive 689c6549382c2
Lajmi i radhës

​AME: 633 zjarre të raportuara javën e fundit, nëntë vatra aktive

Të fundit nga

ShkoLartë