24 vjet nga marreveshja e ohrit 689c4e5203890

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

August 13, 2025
1 minut lexim

Sot mbushen 24 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo marrëveshje në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

STOILKOVIQ MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Stoilkoviq: Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit është nxitje për një të ardhme të përbashkët

vlen ringjallem shpirtin e marreveshjes se ohrit me ligjin per perfaqesim te drejte 689c4e8e4da90
Lajmi i radhës

VLEN: Ringjallëm shpirtin e Marrëveshjes së Ohrit me ligjin për përfaqësim të drejtë!

Të fundit nga

ShkoLartë