Një vajzë e re 23-vjeçare ka shpenzuar 49 000 dollarë për operacionet plastike në përpjekje për të imituar bukurinë klasike të Hollywood-it, Marilyn Monroe, dhe thotë se NUK ka plane të ndalojë, pavarësisht kostos dhe rimëkëmbjes së vështirë.
Serena Smith, nga Beverley Hills, Kaliforni, së fundmi ka bërë ngritjen e të pasmeve braziliane që kushtojnë 15 000 dollarë.
Përveç kësaj, ajo ka bërë një operacion në hundë 7,500 dollarë, një në gjoks 11,000 dollarë dhe ka shpenzuar më shumë se 15,000 dollarë në “mbushje” të tjera.
Serena pretendon të arrijë pamjen e bukurosheve të ‘kohës së artë’ të Hollywood-it si aktoret Marilyn Monroe e Jayne Mansfield.
Por megjithëse ka shpenzuar rreth 50,000 dollarë, nuk ndër mend të ndalet, madje do të vazhdojë derisa të jetë afër imazhit të ikonës së bukurisë. “Rikuperimi pas operacioneve është pjesa më e vështirë. Mbështjella e formës duhet mbajtur 23 orë në ditë, nganjëherë për dy muaj dhe gjithë kohës je e mbuluar me plagë ose të enjtura.
‘Kisha dhimbje në të gjithë trupin, sidomos me ndërhyrjen në të pasme, duhet të flija përmbys, sepse nuk mund të prekja të pasmet’.