23 vite nga nderhyrja e nato s ne kosove meta kujton albright 623c367742754

23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Meta kujton Albright

March 24, 2022
1 minut lexim

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Madeleine Albright, ish-Sekretaren e Shtetit, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se Albright do të mbahet mend për kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës. Sipas kreut të shtetit ajo kujtohet veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.

Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shkruan Meta./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bie numri i pacienteve me covid 19 ne spitale 623c363b73d07
Story i mëparshëm

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në spitale

tatimet rinovoni certifikaten elektronike per fiskalizimin 30 dite para perfundimit te afatit te vlefshmerise 623c372d3bbdd
Story i radhës

Tatimet: Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të vlefshmërisë

Të fundit nga

ShkoLartë