23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Nëse këtë javë po ndihesh pak më emocional/e se zakonisht, fajëso Hënën e plotë në Akrep a.k.a Hëna rozë! Më 23 prill, qielli do të ndriçohet nga një vel vezullues, i cili do të sjellë një dallgë energjie dhe ndikimi, që do të sjellë ndryshime të reja.

Kuptimi i Hënës së plotë

Në astrologji, Hëna e plotë konsiderohet si një ngjarje vendimtare qiellore dhe kësisoj, 23 prilli është ndër ditët më të fuqishme të vitit. Kjo Hënë e plotë do të sjellë një çlirim të madh emocional dhe do të shkëlqejë shtigje të pashkelura më parë nga ti. Duke qenë se Plutoni transformues do të ketë gisht në këtë ngjarje, është momenti të kalosh metamorfozën dhe të çlirohesh nga prangat e gjërave që nuk të shërbejnë më.

Si ta shfrytëzosh këtë ditë të fuqishme?

Së pari, bëj një listë me gjërat, të cilat do ti apo s’do, të mbajnë në të shkuarën. Tregohu i/e sinqertë me veten, pasi të gjithë kemi pesha që duam t’i heqim nga supet. Mendo se si do të jetë jeta jote dhe mos ki limitë në imagjinatën tënde. Lidhu me veten dhe rikujto se sa fuqi ke për ta ndryshuar vetë jetën dhe fatin tënd.

Përdor teknika të ndryshme manifestimi, si shkrimi në një bllok, apo edhe t’i flasësh vetes para pasqyrës. Një tjetër metodë është edhe vizualizimi. Ulu në një vend të qetë dhe vizualizo me detaje jetën tënde të përsosur.

Për të të ndihmuar, mund të marrësh edhe një kristal dhe të manifestosh në hënën e plotë. Më e rëndësishmja: Beso në veten tënde dhe në univers!

Story i mëparshëm

“Më keni bërë mbi 500 procedime penale”- Klevis Balliu reagon pas vendimit të Policisë

Story i radhës

​Sarri drejt rikthimit në Premier Ligë?

Të fundit nga