23 policë të rënë në krye të detyrës që nga paslufta

min lexim

Misionin e çuan deri në fund. Deri në frymën e fundit, mbrojtën sigurinë e vendit, për të cilën dhanë edhe gjënë më të çmuar, jetën.

Janë 23 heronjtë e shtetndërtimit, të cilët pas luftës ranë në krye të detyrës, për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Lazim Rexhepi është polici i parë i rënë në krye të detyrës, më 11 shtator 2001, pasi një grup i armatosur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe të zyrtarëve të tjerë policorë.

Vetëm dy vjet më vonë, u vranë edhe Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj e Isuf Hakaj.

Gjatë 2004-ës, në krye të detyrës ranë edhe tre policë.

Arsim Rrustolli ishte në automjetin e UNMIK-ut, kur në drejtim të tyre ishin zbrazur 106 fishekë nga një grup personash.

Më 2006, u vra edhe polici Abedin Mustafa, e një vit më vonë Avni Kasumi e Triumf Riza.

Arben Sejdiu ra në krye të detyrës më 2010, derisa një vit më vonë ranë edhe Slavisa Milovanoviq, Misin Krasniqi e Enver Zymberi.

Zymberi u vra gjatë një aksioni të njësive speciale në veri të vendit, për vënie të rendit dhe të kushtetutshmërisë.

Më 2014 ra në krye të detyrës Jahi Maliqi, teksa një vit më vonë edhe Nebih Ramadani e Shemsi Gashi.

Derisa ishin në krye të detyrës gjatë vitit 2018, ranë edhe Armend Trena, Malsor Dashi e Izet Demaj.

Demaj u vra gjatë një grabitjeje të armatosur në Istog.

Dy vjet më vonë u vra edhe Sami Thaçi, gjatë një aksioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ndërsa i fundit është Afrim Bunjaku, i vrarë nga një formacion i organizuar serb në Banjskë të Zveçanit, më 26 shtator të 2023-ës.

Bashkë me Afrimin, një polic tjetër u plagos e një u lëndua nga ky sulm.

Enveri, Afrimi e të gjithë të rënët e tjerë, u nderuan nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e cilat kujtoi sakrificën e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Sipas tyre, këta heronj janë simbol i kurajës dhe përkushtimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ervin Salianji zbulon detaje nga raporti i opozitës: Iranianët u përdorën si justifikim! Ja çfarë deklaroi Ervin Muça

Story i radhës

Drone kamikazë kundër Ukrainës, këshilltari i Zelensky: Marrëveshja do i japë forcë Putinit

Të fundit nga