Kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi në 21 vjeotrin e rënies së Tahir Sinanit, Hyrë Eminit Hisa Fazliu, Naser e Brahim Ademi, ka përkujtuar jetën dhe veprën e tyre të lavdishme.
“Sot 21 vjetori i rënies së lavdishme. Kujtojmë Dëshmorët e Brigadës 116, Tahir Sinani, Hyrë Emini, Hisë Fazliu, Naser e Brahim Ademi. Ishte data 29 Korrik i vitit 2001 që solli lajmin e kobshëm për rënien e pesë yjeve të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, në bjeshkët e Korabit. Sot, në 21 vjetorin e përjetësimit, obligohemi të rikujtojmë veprën e madhërishme të tyre. Obligohemi që amaneti i tyre të mos venitet dhe emrat e tyre të gdhenden në kujtesën e çdo njërit nga ne. I përjetshëm, kujtimi për Dëshmorët e Kombit”, shkruan Xhaferi.