Avatari i një hulumtueseje 21-vjeçare u sulmua seksualisht në platformën e realitetit virtual të Meta, Horizon Worlds.
SumOfUs për të cilët punonte hulumtuesja thanë se Meta duhet të bëjë më shumë për të shmangur dëmet në metaverse.
SumOfUs thotë se sulmet virtuale mund të jenë traumatike. Një përkufizim i qartë i metaverse mungon por mbështetësit thonë se është një punë në zhvillim.
Përdor disa teknologji ekzistuese përfshirë realitetin virtual dhe të shtuar. Metaverse nuk është një hapësirë e vetme, por ambiente virtuale 3D ku përfshihen lojërat dhe botët virtuale.
Disa prej pjesëve të metaverse që ekzistojnë është edhe Horizon Worlds në pronësi të Meta. Por kompania ka mbështetur idenë duke investuar në miliarda dollarë për zhvillimin dhe konceptin e saj.
Raportimet e para të sulmeve ndaj avatarëve dhe sjelljeve të dhunshme bënë që Meta të prezantojë masat të reja në botët e saja virtuale.
Personal Boundary vendos një distancë të caktuar që avatarët mund ti afrohen njëri tjetrit duke shmangur ndërveprime të padëshiruara.
Meta thotë se parandalon dikë që të pushtojë hapësirën personale të avatarit. Sipas Meta distanca është 1.2 metër mes avatarit tuaj dhe kujto që nuk është në listën e miqve.
Sipas SumOfUs, hulumtuesi u inkurajua të çaktivizonte funksionalitetin Personal Boundary ndërsa avatari i saj u kërcënua edhe me artë. /PCWorld Albanian