Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një i ri nga Tirana është plagosur me thikë. Viktima është identifikuar si Devis Saliaj, 21 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit pas një goditjeje me thikë në parakrah.
Sipas euronews.al, gjendja shëndetësore e Saliajt është jashtë rrezikut për jetën dhe ai po merr trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Denis Beqo, banues në Sarandë.
Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.
Burimi: botasot.info