21 vite më parë banorët e Lubotenit u zgjuan nga zhurma e krismave të armëve dhe brutalitetit të njësiteve policore që atë ditë morën 10 jetëra të pafajshme dhe pas vete lanë shtëpi të shkrumosura e fshatarë të malltretuar e me pasoja të cilat i vuajnë edhe sot. 12 gushti për Lubotenasit është data që u rikujton atyre tmerrin e masakrave të vitit 2001. Mes frikës, tmerrit dhe memorieve të këqija, mbetet i paprekshëm kujtimi për 10 viktimat që humbën jetën 21 vite më parë. Për çdo vit fshatarët dhe drejtuesit e bashkësisë lokale kujtojnë përvjetorin e masakrës së vitit 2001, të kryer nga forcat policore me urdhër të Johan Tarçullovskit, në kohën kur ministër i brendhsëm ishte Lube Boshkovski. 21 vite më parë masakra e cila mori jehonë ndërkombëtare u krye vetëm një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nga ndërhyrja brutale e policisë së asaj kohe u vranë 10 civilë të këtij fshati mes të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçar, Erxhan Aiu. Viktimat e tjera të masakrës së Lubotenit ishin edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.
Të fundit nga
Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjet që ndodhën në Bukuresht në
Kohët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë për Inteligjencën Artficiale. Prandaj është e domosdoshme
Paul Morina nga Prizreni është banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3. Aktori
Mbahen Lojërat Paralimpike të Kosovës 2024 – Maratonë e Mundësive. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike,
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë braktisur fushën në një ndeshje të Ligës së Kombeve