3
Shkup, 1 dhjetor – “Vlerësimet e Institutit të Shëndetit Publik mbi ndikimin e ajrit të ndotur me grimat PM për periudhën 2019-2021 thonë se çdo vit në Maqedoninë e Veriut humbin jetën 4175 persona, si pasojë e ekspozimit ndaj përqendrimeve të grimcave PM.5, që përfaqëson 17 për qind të vdekshmërisë totale në vend. E shprehur në normë, nivelet aktuale të ndotjes së ajrit atribuohen në 348.4 vdekjeve për 100.000 banorë. Vlerësimet më të fundit të vitit 2024 që i referohen periudhës 2020-2022 arrijnë në 3 493 vdekje, përbën 15.7 për qind të totalit të vdekshmërisë. E shprehur si normë, 291.4 njerëz për 100.000 banorë humbin jetën çdo vit për shkak të cilësisë së ajrit” – ISHP.
Qytetarët e Shkupit pavarësisht se janë të vetëdijshëm dhe ju pengon ajri i ndotur, preferojnë të përdorin makina në vend të një mjeti transportues më ekologjik siç janë biçikletat.
“Jo nuk përdori, pasi është ftohët. Por, më pengon ajri i ndotur si gjithkujt”, tha një qytetar.
“Nuk përdori për momentin, pasi e kam punën të tillë më duhet makinë. Por, sigurisht që pengon ajri i ndotur”, u shpreh një qytetar tjetër.
Ambientalistët vlerësojnë se qytetarët do të mund të përdornin më shumë biçikleta ose trotinete, nëse do të krijoheshin kushtet infrastrukturore.
“Përderisa krijohen mundësi infrastrukturore qytetarët më shumë do të përdornin biçikleta dhe trotinete. Edhe tani ka që përdorin më shumë se viteve të kaluara, por fakte është që Ministria e Punëve të Brendhshme për fat të keq nuk është aktive ashtu siç duhet të jetë, rrugicat e biçikletave edhe më tej përdoren nga veturat. Dhe mendoj se si ndihmë për ngritjen e vetëdijesimit mund të jetë edhe aktiviteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra aktivitete të gjobave apo sanksionimit të vozitësve që i rrezikojnë biçikletistët” – Eli Peseva, Iniciativa O2.
Qeveria miratoi një plan aksional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse. Në këtë plan parashihen kontrolle të shtuara të automjeteve, regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda, reduktim I përdorimit të automjeteve zyrtare, lirimi nga puna I grave shtatzëna, personat mbi 60 vjeç; personat me sëmundje malinje dhe astmë kronike.
BURIMI: zhurnal.mk