2000 kontejnerë të mbeturinave sapo kanë mbërritur në Prishtinë

November 5, 2024
1 minut lexim

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Prishtina po vazhdon përmirësimin e infrastrukturës së saj për një mjedis më të pastër e më të organizuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me një kontingjent të ri prej 2000 kontenjerëve që sapo kanë mbërritur, kryeqyteti do të ketë mundësi më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe për të siguruar një qytet të pastër për të gjithë.

“Ky është një hap tjetër në drejtim të krijimit të një Prishtine më të gjelbër, ku qytetarët dhe vizitorët mund të gëzojnë hapësira publike më të pastra.

 Ndaj, faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin e tyre dhe për angazhimin në mbajtjen e pastërtisë në qytetin tone”, ka shkruar ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK

Story i radhës

Drenusha diskuton me Rezin: Gresa do e përdorë për lojë hyrjen e ish-burrit

Të fundit nga

ShkoLartë