200 makina përfshihen në një aksident zinxhiror

Të paktën një person humbi jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në qytetin kinez të Zhengzhou ku u përfshinë të paktën 200 makina.

Makina dhe kamionë u përplasën në urën Huange në Zhengxin, në një aksident që mendohet të ketë ardhur si pasojë e mjegullës.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ato bënë të mundur evakuimin e personave të bllokuar në pirgun e makinave të aksidentuara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetja britanike: Agresionet e Serbisë ndaj Kosovës janë të rrezikshme, të veprohet me urgjencë

Story i radhës

Përcaktohet vlera maksimale e kostove të kredisë, jo çdokush do të mund të jep kredi

Të fundit nga