20 vjet përgjakje në “Palermon shqiptare”, nga ekzekutimi i sotëm tek vrasjet me snajper, gjithçka ka ndodhur në dy dekadat e fundit në Shkodër

September 18, 2022
min lexim

19-vjeçari Erjon Xhenoja është i vrari tjetër i radhës në qytetin e Shkodrës, që prej 20 vitesh është kthyer në një “Palermo” të vogël, ku herë ekzekutimet për hakmarrje e herë ato të prishjes së pazareve të drogës, kanë bërë që për vite me radhë qyteti verior i Shqipërisë të “vishet me të zeza”.

Mbrëmjen e 18 shtatorit i riu Xhenoja është ekzekutuar nga një distancë e afërt me 5 plumba pistolete ndërsa po pinte kafe pranë vendit t5ë quajtur rruga e madhe në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Pas vrasjes ekzekutorët janë larguar me shpejtësi me një motoçikletë, e cila u gjet dis minuta më vonë e djegur në lagjen “Guerrile” sëbashku me armën e krimit të përdorur në ngjarje.

Shkodra është karakterizuar vazhdimisht nga vrasje të bujshme për shkak të hasmërive mes fiseve si edhe konflikteve për shkak të territorit nisur nga fakti se gjobvënia ndaj bizneseve është një fenomen mjaft i përhapur atje që e ka gjenezën që prej fillimit të viteve ’90.

Më poshtë, abcnews.al sjell të përmbledhura disa nga vrasjet më të bujshme në Shkodër:

Dy nga vrasjet e bujshme janë ajo e Cim Cafit, apo ekzekutimi me snajper e Xhabir Shegës (Vid Shega) në verën e vitit 2015 pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001.

2 gusht 2000

Vritet në rrethana ende të paqarta Drejtori i Policisë së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari. Për vrasjen e tij u akuzuan Tafilët, krim të cilin nuk e pranuan asnjëherë. Aty u vra edhe Bahri Tafili, babi i vëllezërve Genc dhe Admir Tafili, të cilët tani gjenden në burg.

21 tetor 2001

Pas një debati me të, Ilmir Hajdari (Mir Vetlla), Xhabir (Vid) Shega dhe Enver Barbullushi hasën me makinë 21 vjeçarin Indrit Bajrin, ku pasi janë sharë dhe kërcënuar në drejtim të tij është qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

9 gusht 2004

Vritet në hyrje të shtëpisë Emin Spahia, Kryetari i Lidhjes së Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve. U dyshua se vrasja e tij ndodhi për shkak se njëri fis nuk mbajti besën e dhënë për faljen e gjakun ndaj fisit tjetër, megjithatë deri më tani nuk ka ende të akuzuar zyrtar për këtë krim.

Shtator 2006

Vritet në mes të Shkodrës Çlirim Cafi ose siç njihej ndryshe, Çim Cafi, anëtar i familjes së Cafëve, e njohur në zonën e Shkdorës. Cafi ka qenë i skeduar nga policia e Shkodreë dhe i denuar disa herë nga drejtësia shqiptare. Ai është dënuar nga Gjykata me pesë vite burg për vrasjen e dy kushërinjve, ndërsa ishte dënuar edhe me 1 vit burg për pengmarrje. Deri më sot nuk ka asnjë të akuzuar zyrtarisht për këtë ngjarje, ndërsa në Shkodër flitet se tashmë është marrë edhe haku për vrasjen e tij.

15 maj 2008

Vritet me një plumb në zemër nga një snajper biznesmeni Esat Valbona. Vrasja e tij ka ndodhur në lagjen Xhabije në momentin kur biznesmeni ka dalë nga një lokal bastesh, ai ka arritur vetëm të thote: “Më qëlluan” e më pas është shtrirë përdhe i mbuluar nga gjaku. Deri tani kjo vrasje është mbuluar nga një mister i madh pasi biznesmeni nuk dihet të ketë pasur ndonjë konflikt apo hasmëri që mund të ketë sjellë këtë krim.

6 shtator 2008

Një ngjarje makabre do të trondiste qytetin ku Frederik Qerthaqi do të vritej me 10 plumba, gjashtë prej të cilëve do t’i merrte në kokë. Policia zbuloi se vrasja u krye nga dy persona, por vetëm kaq. Edhe sot ajo mbetet mister.

19 shtator 2008

Vritet në afërsi të shtëpisë së tij biznermeni Enver Ramadani (Hyseni). Vrasja është mbuluar nga misteri edhe pse në fillim u dyshua se ajo u krye për hakmarrje.

19 qershor 2009

Do të vritej në mënyre mafioze Aleks Keka, kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe. Ai u vra me bombë me telekomandë duke drejtuar makinën e tij Mitsubishi Pajero. Keka vdiq në vend pa i dhënë mundësinë askujt për ta dërguar në spital. Ekzekutorët dhe porositësit nuk janë gjetur kurrë.

12 mars 2010

Vritet biznermeni Astrit Meshnuni. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 fare pranë vilës së banimit të 45-vjeçarit, babai i re fëmijëve. Ai u dërgua menjëherë në spital, por ka gjetur vdekjen atje, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

29 gusht 2010

Vritet në një pritë në rrugë, efektivi i Policisë Rrugore, 41 vjeçari, Kolë Ndreshaj. Nuk pati as të dyshuar dhe as të arrestuar.

8 tetor 2010

Vritet për gjakmarrje Pastori i Kishes Ungjillore Dritan Prroj. Vrasjen e kreu Mark Njemza për gjakmarrje pasi sipas tij, xhaxhai i pastorit kishte vrarë disa vite më parë xhaxhain e tij. Njemza pranoi krimin në gjykatë.

14 mars 2011

Vritet me dy plumba Astrit Kurtmemaj. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Luan Muçës, por për sjellje të mirë i ishin dhënë 5 ditë leje shpërblyese nga burgu i Fushë-Krujës. Në momentin e vrasjes, Kurtmemaj po ecte në lagje me kapuç dhe syze por vrasësi e ka njohur duke e lënë të vdekur në vend. Familjarët akuzuan për këtë vrasje pikërisht Fatbardh Licin, e ekzekutuar pak javë më parë në Shkodër.

30 nëntor 2012

Ekzekutohet në mënyrë mafioze duke shkuar me makinë në Shtëpi Admir Koçia. Ai njihej ndryshe edhe si Mir Koçia. Ky i fundit ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

20 janar 2013

Ekzekutohet me armë zjarri Kujtim Vajushi. Ai njihej si rivali i Mir Koçisë, me të cilin kishte patur një përplasje me armë të vitin 2003, prej të cilës mbeti e vdekur një vajzë 13 vjeçare. Autorët nuk u gjenden kurrë.

18 mars 2013

Vriten në Pritë vëllezërit Gjovalin dhe Nik Pjetrushi. Vrasja u krye nga Admir Tafili për hakmarrje pasi familje e Tafilëve akuzon vëllain e tyre se vrau pa shkak babain, Bahri Tafili në vitin 2000 kur u ekzekutua edhe Kolonel Zylyftari. Tafilët pretendojnë se ishte vëllai i Gjovalinit dhe Nikës, Prelë Pjetrushi ai që vrau Zylyftarin dhe babain e tyre, Bahri Tafilin duke ia hedhur fajin më pas atyre.

14 qershor 2014

Vritet në mënyrë mafioze Enver Barbullushi, i cili mori një plumb në kokë, ndërsa u plagosen djali i tij 24 vjeçar dhe Nezir Shega, vëllai i Xhabir (Vil) Shegës. Barbullushi ishte akuzuar se mori pjesë në vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001 ku i pranishëm ishte edhe Vid Shega dhe Mir Vetlla. Ky i fundit u dënua për këtë krim, por më pas tha se u pajtua me fisin e Bajrve dhe ata e falën.

Gusht 2014

I bëhet atentat me snajper nga Kalaja e Shkodrës Xhabir Shegës. Ai njihej më shumë si Vil Shega dhe akuzohej për vrasjen e Indrit Bajrit si edhe të pesë personave në vitin 1999. Xhabir Shega plagoset në krah dhe i shpëton atentatit.

Qershor 2015

I bëhet sërish atentat me snajper nga Kalaja e Shkodrës, Xhabir Shegës kur ai ndodhej në oborrin e shtëpisë pasi kishte dalë dy vite më parë nga burgu. Dy plumba e goditën në gjoks. Shega ndërroi jetë në spital. Autorët dhe porositësit nuk u gjetën.

29 qershor 2017

I bëhet atentat Ilmir Hajdarit ose siç njihej ndryshe Mir Vetlla. Tetë plumba përshkuan trupin e tij. Ai u soll me helikopter në Tiranë duke i shpëtuar atentatit.

16 janar 2018

I bëhet atentat me eksploziv Lulzim (Lul) Kullës, i afërm i Fatbardh Licit. Kulla i shpëtoi këtij atentati me plagë të shumta, ndërsa bomba e vendosur në një motorçikletë pranë makinës së tij shkatërroi dyqanet përreth duke tronditur mjaft qytetin e Shkodrës.

18 qershor 2018

Vritet në rrethana misterioze në punishten e tij Mehdi Kavaja. Nuk dihet as shkaku dhe as rrethanat e tjera të vrasjes së tij.

15 korrik 2018

Ekzekutohen brenda në makinë, në momentin që po ktheheshin për në shtëpi, ish-efektivi i policisë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Policia nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vrasje edhe pse ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

11 gusht 2018

Vritet në lokal Fatbardh Lici. Personi i maskuar qëlloi 15 herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Më pas policia gjeti një makinë të djegur. Autori dhe porositësit nuk janë gjetur.

23 gusht 2018

Zhduken pa lënë gjurmë Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj. Prej asaj dite familjarët nuk kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

1 shtator 2018

Ekzekutohet duke bërë stërvitje me kalë Arjan Ferracaku. Autori qëlloi fillimisht nga larg me kallashnikov dhe pasi e plagosi iu afrua duke e ekzekutuar edhe nga afër. Policia hetoi në dy pista, atë të një konflikti për pronën si edhe të mos pagesës së një gjobe të vendosur nga grupe kriminale në Shkodër.

11 nëntor 2018

Ekzekutohet me plumb në kokë Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Ai u vra teksa po shiste peshk në tregun e qytetit, ndërsa rrethanat e vrasjes janë ende mister. Asnjë i arrestuar apo i shpallur në kërkim për këtë vrasje.

Mars 2019

U ekzekutua në qytet edhe biznesmeni Ferdinand Polia. Policia ka identifikuar atentatorët dhe ka bërë arrestimin e dy vëllezërve duke shpallur një tjetër në kërkim.

Mars 2019

Ekzekutohen në derën e shtëpisë, Astrit dhe Brahim Bilali. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar për llogari të grupit Bajri.

18 gusht 2020

Vritet Gledis Kraja. Kraja u  qëllua me automatik në shpatull dhe menjëherë u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Teksa po kalonte në rrugë me makinën e tij, në drejtim të Gledis Krajës u qëllua me 14 plumba.Policia nuk pati asnjë pistë hetimi për vrasjen e ish-futbollistit të Vllaznisë, raporton abcneës.al.

28 nëntor 2020

Vritet Ridvan Ramazani. Mbi 20 plumba përshkuan makinën tip “BMV X5”, që drejtohej nga i “forti” i Shkodrës, Ridvan Ramazani alias Hyseni. Ekzekutimi i tij, lidhet me një seri atentatesh, të një pasnjëshme që datojnë qysh prej vitit 1993 dhe tregon edhe një herë se në Shkodër nuk ka një person të parë, që drejton dhe mbizotëron në qytet.

Ridvan Ramazani, u vra pikërisht në vendin ku 20 vite më parë, Ramazani dhe miku i tij Vid Shega (Xhabir Shega) edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, shtetasin Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasje në atë periudhë në fshatin Dajç dhe pikërisht tek vendi ku u vra Ridvan Ramazani, ishin për shkak të një konflikti për makinat.

4 Prill 2021

Ekzekutohet Bardhok Pllanaj.  Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 46 vjeçari dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha, raporton abcneës.al. Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj është konstatuar një makinë e djegur brenda së cilës janë gjetur dhe 2 armë të cilat dsyhohet se janë të autorit dhe ai i ka përndorur për të kryer krimin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit.

13 shkurt 2022

Vritet Prek Tonaj. 48-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, mblodhi provat dhe arrestoi 30-vjeçarin Eduard Kësolla.

12 prill 2022

Vritet duke pirë kafenë e mëngjesit Nazmi Bandulla. Ai u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tip “Mercedes Benz” që kaloi aty pranë, e cila u zhduk më pas. Bandulla ishte një person i njohur për blutë e Shkodër.

3 qershor 2022

Mëngjesin e 3 qershorit të këtij viti do të ekzekutohej me armë zjarri 68-vjeçari Naim Bajri. Ai punonte si tregtar peshku dhe ekzekutua duke pirë kafenë e mëngjesit. Bashkë me Bajrin ishte edhe punonjësi i tij, i cili ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Policia është duke hetuar në disa pista në lidhje me ngjarjen në fjalë edhe pse praktika është e njëjtë: Atentatorët afrohen me një makinë, qëllojnë dhe më pas e djegin atë në një zonë pranë qytetit.

Një ndër pistat kryesore të policisë është ajo që lidhet me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në zonën e Shkodrës. Naim Bajri është pjestar i fisit të njohur Bajri në këtë qytet, i përfshirë në disa konflikte në zonë, ndërkohë që në vitin 2001, tre persona i ekzekutuan djalin e tij, Indrit Bajrin.

Pjesëmarrë në këtë ekzekutim ishte Xhabir Zhega, Ilmir Hajdari (I njohur edhe si Mir Vetlla) dhe Kujtim Barbullushi.

Indrit Bajri u ekzekutua nga tre personat në fjalë për një konflikti verbal, gjë që çoi në një seri vrasjes dhe atentatesh që ndodhen gjatë viteve të mëvonshme, raporton abcneës.al.

I pari që u ekzekutua në mënyrë spektakolare ishte Xhabir Shega, i cili sapo kishte dalë nga burgu në verën e vitit 2015 dhe u qëllua me snajper nga kalaja e Rozafës teksa ishte duke pirë kafenë e pasditës në bahçen e shtepisë së tij. Shega dyshohet të ishte përfshirë edhe në një krim tjetër të ndodhur në vitin 1999 në një local në Shkodër ku u ekzekutuan pesë persona njëkohësisht. Prokuroria nuk arriti ta vërtetonte kurrë se kush e ekzekutoi Shegën me snajper.

Dy vite më vonë i bëhet atentat edhe Ilmir Hajdarit, të njohur ndryshe edhe si Mir Vetlla. Ndaj tij u qëllua disa herë në Shkodër, por Hajdari u shpëtoi plumbave.

Shkodra është karakterizuar vazhdimisht nga vrasje të bujshme për shkak të hasmërive mes fiseve si edhe konflikteve për shkak të territorit nisur nga fakti se gjobvënia ndaj bizneseve është një fenomen mjaft i përhapur atje që e ka gjenezën që prej fillimit të viteve ’90.

17 qershor 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen 17 qershorit në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku një 75-vjeçar është qëlluar 4 herë me pistoletë në lokalin e tij.

Burime për Abc bëjnë me dije se 75-vjeçari Lulash Qepuri është dërguar me urgjencë në spital por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal.

2 shtator 2022

Vetëm 12 ditë më parë në Shkodër u vra 57-vjeçari Ismet Çekorja në lagjen Kiras, pranë derës së shtëpisë. Ismet Çekorja kishte dalë vetëm 4 ditë më parë në media duke thënë se djali i tij i cili ishte shpallur në kërkim pas atentatit ndaj Alban Bruçit nuk kishte lidhje me ngjarjen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PSG merr kreun me dyshen unike

Story i radhës

Cila është arsyeja prishjes së miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën: Kjo është një telenovelë e nisur që…

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë