20 vjet nga vrasja e të riut Burhan Jonuzi-Buli në Shkup, spekulime ka por vrasësit asnjëherë nuk u zbuluan

Më 15 mars të vitit 2003, disa minuta pas mesnate u vra studenti i ri Burhan Jonuzi-Buli, shkruan TV21. Vrasja ka ndodhur afër çerdhes “Fidani” në Çair të Shkupit. Respektivisht, në nënkalimin nga bulevardi “Krste Petkov Misirkov” në bulevardin “Nikolla Karev”. I ndjeri ishte anëtarë i një familje të pasur nga Shkupi, që merrej me tregti me ar, ndërkaq në momentin e vrasjes, ai ishte duke u kthyer në shtëpi. Kjo vrasje aso kohe bëri bujë të madhe në opinion, pasi që atë kohë të pasluftës, gjegjësisht të konfliktit të vitit 2001, vrasjet në Shkup ishin të shpeshta. Sot e 20 vjet edhe pse në opinion ka spekulime të ndryshme, zyrtarisht institucionet e sistemit të drejtësisë asnjëherë nuk kanë arritur që të zbardhin rastin. TV21

Pas konfliktit të vitit 2001, në Maqedoninë e asaj kohe vrasjet kanë qenë të shpeshta, mirëpo gati asnjë prej tyre nuk është zbardhur. Ndryshe, sipas sondazhit “Eurobarometër” të “Eurothink”, rezultatet e të cilit u publikuan në shkurt të këtij viti, besimi në gjykata është 6 për qind, në prokurori është 7 për qind, që shënon rënie të besueshmërisë krahasuar me vitin e kaluar, ku në këto institucione besueshmëria ishte 8 për qind./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Polonia dhe Shqipëria zgjedhin t’i hapin letrat në të njëjtën ditë

Story i radhës

Biden: Jam i vendosur të ndaloj armët e sulmit dhe karikatorët me kapacitet të lartë

Të fundit nga