Me 20 vjet burg është dënuar trajneri i xhudos Rubin Peeski, i akuzuar për keqtrajtim 4 vajzave të mitura të cilat i ka trajnuar në klubin e tij të xhudos. I është ndaluar edhe kryerje e veprimtarisë së trajnerit, për shkak se përveç keqtrajtimit, ai ngarkohet edhe me veprën – keqpërdorim i pozitë si trajner i xhudos, transmeton Telma.
Sipas aktakuzës, Peeski, nga shkurti deri në dhjetor 2020, në Prilep dhe vende të tjera, për t’i kënaqur pasionet seksuale, ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka kryer akte seksuale ndaj fëmijëve të moshës 14-vjeçare – katër nxënës të cilëve iu është besuar trajnimi dhe edukimi.