2 miliardë dollarë janë shpenzuar për të blerë tokë në metaverse në 12 muajt e fundit

min lexim

Afro 2 miliardë dollarë janë shpenzuar në 12 muajt e fundit ndërsa përdoruesit dhe kompanitë po garojnë për të hyrë në metaverse zbuloi një hulumtim.

Megjithatë jemi vite larg ditës kur metaverse do të jetë një hapësirë online ku njerëzit mund të jetojnë, punojnë dhe luajnë në realitetit virtual. Kjo blerje toke në metaverse a nuk është një bast i rrezikshëm?

Me avatarin e saj gjigant dhe me një cigare në gojë, artistja Britanike Angie Taylor thotë se bleu parcelën e parë në metaverse në Korrik të 2020-ës për 1,500 paundë.

“Bleva për të treguar punën time por edhe për evenimente në metaverse të cilat promovojnë artin tim apo edhe të tjerëve,” tha ajo.

Angie është nga qyteti i Brighton në Britani dhe ka ndërtuar dy galeri plot punime dixhitale të çuditshme të cilat po shiten në kriptomonedha në tokën e saj në botën Voxels.

Voxels është vetëm një prej disa botëve virtuale të cilat e përshkruajnë veten si metaverse. Është e gjitha pak konfuze duke qenë se njerëzit flasin për metaverse sikur të ishte vetëm një i tillë.

Por derisa një platformë të dominojë mbi të tjerat ose këto botë të bëhen të shkëmbyeshme, kompanitë po shesin tokë dhe eksperienca virtuale sipas versioneve të tyre.

Hulumtuesit e DappRadar thonë se 1.93 miliardë dollarë kriptomonedha janë shpenzuar për të blerë tokë virtual vitin e kaluar ku 22 milionë dollarë janë shpenzuar në 3 mijë parcela në Voxels.

DappRadar mund të monitorojë transaksionet duke qenë se Voxels është ndërtuar mbi sistemin e kriptomonedhave të Ethereum dhe çdo transaksion regjistrohet në blockchainin publik.

Një prej botëve më popullore është Decentraland. Lançuar në 2020-ën parcelat e tokës në këtë botë po shiten për mijëra, nganjëherë miliona dollarë. Samsung, UPS dhe Sotheby janë disa prej kompanive që kanë blerë tokë dhe ndërtuar dyqanet e qendra vizitorësh.

Marka luksoze Philip Plein e gjithashtu ka një hapësirë të madhësisë së katër fushave të futbollit ku synon të ndërtojë një dyqan dhe galeri.

Bosi i kompanisë z. Plein tha se nëna e tij nuk është e bindur për 1.5 milionë dollarët e shpenzuar në këtë blerje.

“Nëna më telefoni dhe më tha çfarë ke bërë? A je i çmendur? Pse duhen shpenzuar kaq shumë para në diçka të tillë? Çfarë është kjo?,” tha ai.

Plein ka shitur produkte në 24 kriptomonedha të ndryshme online prej mëse një viti. Në 2022 ai hapi një dyqan të ri në Londër duke shitur veshje dhe NFT në këmbim të bitcoin, ethereum dhe paundë.

Ai tha se hapja e dyqanit e ka ndihmuar të mësojë më shumë rreth metaverse.

DappRadar tha se me kolapsin e kriptomonedhave, çmimet e pronave në metaverse janë në nivelet më të ulëta ndonjëherë.

Në Sandbox, një tjetër botë metaverse, Adidas, Atari, Ubisoft, Binance, Warner Music dhe Gucci janë disa prej kompanive që kanë blerë tokë virtuale.

Gucci ka ndërtuar një dyqan në roblox. Gucci Town ka më shumë se 36 milionë vizitorë këtë vit që kur u lançua, ndjekur nga Nike Land me 25 milionë. Industria e modës duket të jetë ajo më e interesuara për të hyrë në metaverse. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Financimi rus në PD, Balla: Thirrje zotit Kraja të nisë hetimet, të thirren urgjentisht Basha e Berisha

Story i radhës

Gjashtë skenarët se si mund të vijojë lufta në Ukrainë

Të fundit nga