Moti i keq ka shkaktuar 19 viktima deri tani në shtete e bashkuara të Amerikës.
Katër persona kanë humbur jetën gjatë një përplasje të rreth 40 automjeteve në Ohio, teksa cikloni vrasës që ka përfshirë jugperëndimin e SHBA ka marrë rreth 15 jetë dhe ka lënë miliona persona pa energji elektrike.
Në pamjet e shpërndara shihet linja e gjatë e makinave të përplasura pas njëra-tjetrës.
Guvernatori i Ohio, Mike DeWine ngushëlloi familjet e viktimave teksa temperaturat në disa zona arrijnë në -30 gradë.
Më shumë se 2 milionë njerëz raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa kompanitë e dërgesave FedEx e UPS thanë se “prej stuhisë” nuk do të dërgohen në kohë shumë pako Krishtlindjesh.
Përveç dëborës, më në veri si Boston, Massachusetts raportoheshin përmbytje dhe batica të larta që detyronin autoritetet të përsërisnin paralajmërimet ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.