19 milionë euro për udhëtime me avion? Rama i përgjigjet opozitës: Neveri, delenxhinj. Nuk është një charter komercial

October 27, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi hakerat publikuan të dhënat e fluturimeve të tij. Në një postim në Twitter, Rama i është përgjigjur kryedemokratit Berisha, i cili tha më herët se e kreu i qeverisë ka shpenzuar 19 milionë euro për 127 udhëtime me chartera.

Rama theksoi se avioni që ai përdor nuk është charter komercial, por një avion shpenzimet e të cilit janë “brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë.”

“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre! Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, shkruan Rama në Twitter.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eriksen: Ne do të luftojmë për Champions

Story i radhës

“Ata bënin seks nëpër hotele, ndërsa unë…”/ Burri zbulon tradhtinë e gruas me shokun e tij më të ngushtë, pas 16 vitesh martesë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë