188 shoferë të sanksionuar në Shkup, 18 për vozitje të shpejtë

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 188 masa, nga të cilat 18 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tri masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për automjetet e paregjistruara.

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Story i mëparshëm

Rreth 30% e territorit të Ukrainës i minuar si rezultat i luftës

Story i radhës

Çfarë do të ndodhë nesër në Reçicë !?

Të fundit nga