​187 gola në dy ndeshje?!

1 minut lexim

Federata e Futbollit të Sierra Leones (SLFA) mori vendim që të hetojë dy ndeshje të dyshimta në Ligën 1 të vendit (Liga e Dytë), në të cilat u shënuan 187 gola.

”Kahunla Rangers” në ndeshjen e luajtur të dielën, më 3 korrik, fitoi me ”Lumbeb United” me 95-0 ndërsa ”Gulf FC” mposhti ”Koquimu Libanon” me 91-1.

SLFA vendosi të zhvillojë hetime për shkak të dyshimit për trukim ndeshjesh.

Ndeshjet e fituara nga ”Kahunla Rangers” dhe ”Gulf FC” hynë në histori si fitoret më të mëdha në Sierra Leone.

Presidenti i SLFA-së, Thomas Daddy Brima deklaroi se golat e shënuar janë verifikuar.

“Nuk mund të lejojmë që ajo që është bërë të mbetet e pandëshkuar. Përgjegjësit duhet të dalin para organit antikorrupsion dhe të japin llogari për veprimet e tyre”, tha Brima.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pensionohet heroi i Tetovës/ Uka Aliti del në pension pas 20 vite punë si zjarrfikës

Story i radhës

Çfarë do t’ju vinte më parë në mendje? Një pyetje tregon nëse keni probleme të pazgjidhura martesore

Të fundit nga