Agim Ismaili, i burgosuri në rastin “Alfa”, kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke pretenduar se provat dhe dëshmitë e reja mund të dëshmojnë pafajësinë e tij.
Ai kritikon institucionet e Maqedonisë së Veriut për mungesën e ekspertëve që mund të verifikojnë video-ekspertizën e realizuar jashtë vendit.
“Ligji ju obligon të kërkoni ndihmë juridike ndërkombëtare, e jo të lini njerëz të pafajshëm të kalben në burg për shkak të paaftësisë suaj”, shkruan Ismaili.
Ai e cilëson këtë situatë si “krim institucional” dhe kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke apeluar për mbështetjen e qytetarëve.
“Zëri juaj është shpresa ime për drejtësi!”, përfundon mesazhin e tij Ismaili.
2008–2026 | 18 vite padrejtësi?
#RastiAlfa #AgimIsmaili #Rigjykim #Drejtësi
Burimi: lajmpress.org



