18 qytetarë vdiqën tragjikisht në vendin e punës vetëm këtë vit

October 21, 2022
min lexim

18 persona kanë vdekur në vendin e punës. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se shkaktar i vdekjes është faktori njeri dhe mungesa e mjeteve mbrojtëse.

Kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi, tha se janë realizuar mbi 3mijë inspektime dhe janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore.

Sindikata e Sektorit Privat thotë se është shqetësues numri i vdekjeve në vendin e punës.

Kryesindikalisti Jusuf Azemi tha se në vitin 2019, kanë humbur jetën 27 persona kurse në vitin 2022 vdekjen në vendin e tyre të punës e kanë gjetur 18 persona.

“Në vitin 2018 në vendin e punës kanë humbur jetën 27 persona, numër jashtëzakonisht i madh. Ndërsa në vitin 2019 kemi 17 raste, në vitin 2020 kemi 15 raste, në vitin 2021 kemi 14 raste dhe këtë vit fatkeqësisht kemi 18 raste të vdekjes në vendet e punës”, tha Azemi.

Shkaktar të këtyre rasteve me fatalitet është faktori njeri për arsye të mungesës së mjeteve mbrojtëse në vend të punës. Azemi tha se vendi po përballet me mungesë të madhe të inspektorëve, të cilët aq sa janë, edhe po ta bëjnë maksimumin, do të jetë e pamundur, tha ai.

“Në vitin 2014 kemi pasur mbi 64 inspektor dhe tani në vend që të rritet ky numër ne kemi dyfish më pak inspektor”.Inspektorët nuk janë duke bërë sa duhet, pasi që punën më të “rëndën” që e kanë pasur, është që kur ka vdekur një person kanë bërë raport dhe e kanë përcjellë në organe përgjegjëse dhe ka përfunduar me kaq”, shtoi ai.

Kurse në Inspektoratin e Punës janë evidentuar 13 raste me fatalitet në vend të punës.

Kryeinspektori i punës, Hekuran Nikci, i ka thënë Radio Kosovës se gjatë këtij viti janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore, ndërsa janë kryer mbi 3 mijë inspektime.

“Inspektorati i punës ka realizuar 3600 inspektime gjatë këtij viti, ku ndaj punëdhënësve të cilët kanë cenuar dispozitat e legjislacionit nga marrëdhënia e punës, siguria, shëndeti në punë janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore. Inspektorati i Punës gjatë këtij viti, janar- gusht, ka evidentuar 13 aksidente në vendin e punës që kanë pësuar fatalitet”, deklaroi Nikçi.

Kryeinspektori Hekuran Nikçi i ka thënë radios se, numri i inspektorëve është shumë i vogël dhe tashmë është hapur konkursi ku po planifikojnë rekrutim edhe të 100 inspektorëve të ri të punës.

Ai tha se kjo do të bëhet pasi të ketë ndryshim plotësim të ligjit për zyrtarët publik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E diela rikthen kampionatin e femrave

Story i radhës

Protestat e pedagogëve/ Rama: Torollisin të gjithë mendjet, me demek po shpërthen një tenxhere me presion!

Të fundit nga

ShkoLartë