Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup gjatë ditës së djeshme (20.02.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 gjoba, nga të cilat: 16 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 18 gjoba për drejtim të automjetit në gjendje të dehur…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme. /Alsat.mk
Burimi: alsat.mk