COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 471 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit
17 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:
4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Tiranë, Fier, nga 1 qytetarë në Pukë, Lezhë, Durrës, Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.
Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,730 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 17 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 471
Testime totale 2,015,067
Raste pozitive 332,538
Raste të shëruara 328,730
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 151
Fier 19
Durrës. 10
Vlorë 9
Lezhë. 6
Gjirokastër 5
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 3
Korçë. 1