17 parti me lista të kandidatëve, për zgjedhjet parlamentare janë dorëzuar lista edhe nga partia e Pallços

April 3, 2024
1 minut lexim

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve 17 parti dorëzuan listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Afati për dorëzim ka skaduar dje në mesnatë, dhe të fundit që kanë dorëzuar listat pak para mesnatës kanë qenë nga partia Alternativa e Re e kryetares së Shkupit Danela Arsovska, ndërsa në mesin e listave janë edhe nga partia e Lupço Pallevski-Pallço, i cili është në paraburgim ekstradimi në Turqi.

KSHZ njoftoi se po kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet për të qenë në listat e kandidatëve. Njëjtë si për zgjedhjet presidenciale dhe renditja e partive, do të vendoset me short që do të mbahet në KSHZ.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sveçla pas vizitës në veri: Po punojmë për sigurinë e vendit tonë në çdo cep të tij

Story i radhës

Kompromisi për amnistinë/ Të enjten opozita bashkon votat, përfitojnë 700 të burgosur dhe 2 mijë në shërbim prove

Të fundit nga

ShkoLartë