Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba, nga të cilat: 48 për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe tetë masa për mosvënien e rripit të sigurimit, shtatë sanksione për përdorimin e celularit dhe pesë sanksione për kalim në semafor të kuq.
Burimi: TV21