Me një minutë heshtje nga familja, bashkëluftëtarët, shokët, është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në Tetovë, 16 vjetori i rënies së komandantit të UÇK–së, Isa Lika, komandant Ilirit.
Bashkëluftëtarët kujtuan se veprat dhe sakrificën e komandant Ilirit i shohim dhe i shijojmë ne sot.
Me këtë rast u vendosën kurora lulesh mbi varet e dëshmorëve të kombit në Kompleksin e Dëshmorëve në qytetin e Tetovës, derisa i pranishëm ishte dhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili përkujtoi këtë përvjetor të vdekjes së Isa Likës: Në kujtimet e bashkëluftëtarëve të tij ruhet e gdhendur me lavdi dhe krenari atdhedashuria, trimëria dhe veprimtaria e tij kombëtare që është frymëzim i përjetshëm i veprimit të gjeneratave në kauzat e drejta të ruajtjes së dinjitetit të kombit dhe përparimit të tij, shkruan mes tjerave Grubi.
Me homazhe në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tetovë përkujtuam sot në 16 vjetorin e vdekjes, komandantin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”Isa Lika – Iliri.
Në kujtimet e bashkëluftëtarëve të tij ruhet e gdhendur me lavdi dhe krenari atdhedashuria, trimëria dhe veprimtaria e tij kombëtare që është frymëzim i përjetshëm i veprimit të gjeneratave në kauzat e drejta të ruajtjes së dinjitetit të kombit dhe përparimit të tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe të gjithë veprimtarët e lirisë! LAVDI!
Ndryshe, Isa Lika u vra në vitin 2006 para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit.
https://facebook.com/660724138750441