16 pritjet e Haris Berishës

min lexim

Haris Berisha ka bërë një tjetër ndeshje pozitive për Kombëtaren e Kosovës.

Në humbjen 26:24 nga Mali i Zi, Berisha bëri plot 16 pritje.

Ai kishte ndeshje të mirë edhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës, që po ashtu mbeti pa u shpërblyer me pikë.

Edhe te Mali i Zi u shqua portieri.

Nebojsha Simiq i kishte 18 pritje.

“Kemi pasur mundësinë sot që të tregojmë më të mirën ndaj Malit të Zi.

E dimë të gjithë se çfarë cilësish ka Mali i Zi.

Kemi fituar përvojë të mirë. Rezultatin e kemi afruar në 2-3 gola, por shpresojmë që paraqitja e sotme të na shërbejë për të ardhmen. Jemi munduar të luftojmë në mbrojtje maksimalisht.

Eksperienca e Malit të Zi bëri dallimin. Problemi jonë është në sulm, nuk jemi të koncentruar 100% ndaj portierëve kundërshtarë.

Duhet ta rregullojmë këtë situatë. Ne kemi gjeneratë të re dhe shpresoj që në vitet e ardhshme të jemi një Kombëtare shumë e fortë.

Uroj të arrijmë fitore edhe ndaj ndonjë skuadre shumë të fortë”, ka thënë Haris Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Türkiye, zjarr në një ndërtesë 8-katëshe në Izmir

Story i radhës

Darmendra Kanani: Duhet të punohet për pakënaqësitë e të rinjve, e dimë që po largohen masivisht

Të fundit nga