158 raste të reja dhe 1 vdekje nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 158 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909. Në total numri i rasteve aktive është 3.396.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës. Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mënyra e duhur për pastrimin e xhamave me uthull molle

Story i radhës

Bekteshi: gjoba për ata që fitojnë në kurriz të qytetarëve

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish