156 dite spektakel surpriza nga ajri emocionon gjestin 67e30fa3460cb

“156 ditë spektakël” – Surpriza nga ajri emocionon Gjestin

March 25, 2025
1 minut lexim

Një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një surprizë nga ajri iu dedikua për Gjestin.

Një parashutë fluturoi mbi oborrin e shtëpisë, duke mbajtur një mesazh të ndjerë: “156 ditë spektakël, faleminderit shumë”.

GJesti, i cili ka kaluar tashmë më shumë se pesë muaj i izoluar në shtëpi, u habit nga numri i ditëve dhe e priti surprizën me shumë emocion.

Teksa shikonte parashutën, ai nuk i fshehu ndjenjat e tij, duke shprehur mirënjohje dhe një ndjenjë reflektimi për rrugëtimin e tij të gjatë në këtë eksperiencë unike.

Me humor, ai komentoi se brenda shtëpisë ndihet i plakur dhe madje i kanë rënë flokët, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.

Ndërkohë, sonte pritet një Prime i mbushur me dinamika të forta, me surpriza dhe diskutime të zjarrta.

Një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes është televotimi kokë më kokë mes Valbonës dhe Laertit, i cili ka ngjallur shumë interes te publiku.

Fansat janë në ethe për të parë se cili prej tyre do të largohet nga gara dhe çfarë do të ndodhë më tej në rrugëtimin e banorëve.

Atmosfera në shtëpi është gjithnjë e më elektrizuese, teksa finalja po afrohet dhe çdo moment merr një peshë të veçantë për banorët dhe shikuesit

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

osmani ben neser homazhe ne krushe te madhe dhe krushe te vogel 67e30e6e1bb4a
Story i mëparshëm

Osmani bën nesër homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël

ne cair 80 e shkollave jane te sigurta ne rast zjarri 67e3139b432d4
Story i radhës

Në Çair 80% e shkollave janë të sigurta në rast zjarri

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë