151 çifte i dhanë fund martesës së tyre vetëm gjatë muajit shkurt

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Por përveç të dhënave për shkurorëzime, ASK ka bërë të ditur dhe numrin e kurorëzimeve në vend.

Sipas ASK-së, në muajin shkurt janë regjistruar gjithësej 1 mijë e 358 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhet në raportin e  ASK-së

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti iranian paralajmëron: Përgjigje “masive” nëse Izraeli fillon pushtimin më të vogël ndaj Iranit

Story i radhës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Të fundit nga