150 euro per nje vendim ngrihet aktakuze ndaj nje zyrtari ne gjakove 67ffd73244cc7

“150 euro për një vendim”, ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari në Gjakovë

April 16, 2025
min lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet F.H., për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar”.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për zyrtarin e zyrës së Q.P. në Gjakovë, i cili i kishte marrë 150 euro një personi për t’ia rregulluar dokumentet për bashkëshorten, gjegjësisht për t’ia dhënë vendimin për pagesën e pushimit të lehonisë.

“Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., me datë 05.03.2025, dhe dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, duke i tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim përfitimit për vete apo personin tjetër duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit E.B., ashtu që me dt.05.03.2025, pasi i njëjti kishte shkuar dhe ishte interesuar në Q.P., në Gjakovë, për rregullimin e dokumenteve për pagesë të lehonisë për bashkëshorten”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu sipas njoftimit, “I pandehuri i thotë se dy dokumente nuk i ke në rregull dhe për rregullimin e dokumenteve duhet të mi japësh 150 euro, dhe këto pasi paratë të dalin në konto, në këtë mënyrë më pas i pandehuri me të qenë në njohuri për datën se kur dalin paratë nga Ministria për lehonat, e ka thirr në telefon të dëmtuarin me dt. 25.03.2025, dhe e pyet se a të kanë dalë parat, dhe pasi i njëjti i thotë se nuk e di, atëherë i pandehuri i ka kërkuar që të takohen dhe të shkon të e merr vendimin, ashtu që me të u takuar me dt.28.03.2025, në Q.P., në Gjakovë, rreth orës 15:40 min, i pandehuri e ka dërguar të dëmtuarin në zyre ku ja merr paratë prej 150 euro, dhe më pas ia jep vendimin për pagesën e pushimit të lehonisë dhe me pas arrestohet në zyre nga zyrtarët policer”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues, “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tre persona te lenduar si pasoje e sulmeve ruse me drone ne odesa 67ffd680a3f4f
Story i mëparshëm

Tre persona të lënduar si pasojë e sulmeve ruse me dronë në Odesa

shenjat e horoskopit qe ndjejne eren e tradhtise nga nje milje larg 67ffd861ab8b8
Story i radhës

Shenjat e horoskopit që ndjejnë erën e tradhtisë nga një milje larg

Të fundit nga

Bastoni: Ndeshje magjike

Alesandro Bastoni e konsideroi një ndeshje magjike, të cilën e shijoi shumë. Mbrojtësi i Interit i ka thurur elozhe sulmuesit Lamin Jamal. “Edhe ne u argëtuam në fushë. Barcelona është një ekip
ShkoLartë