15 vjet nga termeti ne istogu 67ce9f2e5eff3

​15 vjet nga tërmeti në Istogu

March 10, 2025
1 minut lexim

Para 15 vjetësh, në Kosovë ka ndodhur një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010, territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare, Rrjeti Sizmologjik i Kosovës kishte njoftuar se në orën 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës detektuan një tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër ishte VII ballë sipas MCS-64, me thellësinë 5.2 km.

Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.

Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë; dridhja u ndje edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dhune ne bukuresht pasi autoritetet ia ndalojne pjesemarrjen ne zgjedhje kandidatit prorus 67ce9e7a24960
Story i mëparshëm

Dhunë në Bukuresht pasi autoritetet ia ndalojnë pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatit prorus

blake lively dhe anna kendrick shmangin njera tjetren gjate promovimit te another simple favor 67cea0589ed44
Story i radhës

Blake Lively dhe Anna Kendrick shmangin njëra-tjetrën gjatë promovimit të “Another Simple Favor”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë