15 kompani teknologjike dhe aktorë të ekosistemit të inovacionit e sipërmarrjes nga Shqipëri dhe Kosova do të eksplorojnë një ekosistem Evropian në një udhëtim 5 ditorë në kryeqytetin e Sllovakisë Bratislavë.
Bride2EU është një program i themeluar nga ICTSmedia dhe SOVVA me mbështetjen financiare të SlovakAid i cili shërben si një program studimor ku kompanitë dhe startupet e përzgjedhura nga Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë nga njohja e një ekosistemi të ri të kompanive dhe startupeve të fushës së teknologjisë.
ICTSlab, Baboon, RPay, Spyvio, Udhë, TePema, ArchiGames, Hoxton Academy, Akademi.al, Swipin, Wellness Plus, AITA, Bashkia Korçë, AlbaniaTech dhe Destil do të udhëtojnë drejt Bratislavës gjatë datave 14-18 Mars.
Vizita në akseleratorë, inkubatorë dhe hapësira me përqendrim të lartë të startupeve apo takime me kompani nga ekosistemi lokal i inovacionit do të shoqërojnë startupet dhe scaleupe përgjatë 5 ditëve.
Në fokus të këtij programi është krijimi i lidhjeve mes lojtarëve kyç të industrisë dhe të takohen me kompani nga ekosistemi lokal i inovacioni. Vizita në një ekosistem të ri do të thotë njohje me procesin e zgjerimit jashtë vendit dhe me mundësi për rritjen e biznesit globalisht.
23 përfaqësues të startupeve dhe aktorë të ekosistemit do të takohen me ekspertë, udhëheqësh biznesesh, përfaqësues të institucioneve shtetërore, mentorë, themelues dhe novatorë të ekosistemit Sllovak si Ben Gwilli, Michal Kardos, Katarina Mihalikova, Jaro Luptak, Michal Nespor, Martin Basila, Petra Dzurovcinova, Majo Porvaznik, Kristi Kurvits, Lucia Kis, Harri Tallin, Anu Oks dhe kompani të mirënjohura si gjiganti i sigurisë kibernetike ESET apo fonde venture capital si 0100 Ventures apo Zero Gavity Capital.
Gjatë 5 ditëve janë rezervuar takime me investitorë, prezantime me histori suksesi, takime individuale si dhe workshope të temave të ndryshe nga rregullimi i sektorit të startupeve, kuadri ligjor deri tek ngritja e një biznesi në Sllovaki.
Bridge2EU vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes SOVVA dhe ICTSmedia, një partneritet i cili sjell në Shqipëri tashmë prej tre vitesh akseleratorin më të madh të startupeve në Evropën Qendrore dhe Lindore Uplift.
Bridge2EU hapi aplikimet në Tetor ku startupe, përfaqësues të ekosistemit të startupeve, organizatave mbështetëse të inovacionit (ISO) mund të aplikonin për tu bërë pjesë.
“Urë për në Evropë,” duke vizituar Sllovakinë me programin Bridge2EU, për kompanitë dhe startupet teknologjike Shqiptare është një pikë hyrëse në tregun dhe ekosistemin Evropian.