15 deputetët e Shqipërisë që s’morën pjesë në votimin e rezolutës kundër Dick Martyt

July 22, 2022
min lexim

Këta janë 15 deputetët e Shqipërisë që s’morën pjesë në votimin e rezolutës kundër Dick Martyt

125 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhanë votën pro rezolutës kundër raportit të Dick Martyt me akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Europës.

Kuvendi i Shqipërisë këtë rezolutë do ta dërgojë në Këshill të Europës dhe ka për synim që të hedhë poshtë këto akuza.

Para votimit, në seancë pati tensione dhe akuza mes pozitës dhe opozitës për rolin e tyre karshi Kosovës në periudhën e luftës, por edhe pas saj.

Sipas listës që ka publikuar Kuvendi i Shqipërisë, këta janë 15 deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim:

Sali Berisha

Helidon Bushati

Agron Çela

Gledis Çeliku

Agron Duka

Belind Këlliçi

Meri Makiçi

Flamur Noka

Edi Paloka

Orjola Pampuri

Niko Peleshi

Kastriot Pirolli

Alfred Rushaj

Agron Shehaj

Fation Veizaj

Opsioni “pa votuar” përfshin deputetin që mungon dhe deputetin që është i pranishëm, por që nuk ka votuar.

Për mungesën në votim të Sali Berishës, në Twitter ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si të neveritshme.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës! FLM të tjerëve!”, ka shkruar Rama.

Kësaj deklarate të Ramës i është përgjigjur Berisha në një konferencë për media.

“Për arsye pune nuk isha, por deklarova votën pro në Kuvend. E pranova dhe thashë se do e votojmë këtë rezolutë. Kjo është e rëndësishmja. Ishte vendosur që ne si deputetë ta votojmë. Këtë e deklarova  në parlament. Obligime të tjera më detyruan që të largohem. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Martyt. E kam  denoncuar në PE në Këshillin e Evropës. Ne hymë në parlament për të votuar, ai [Rama] hyri për të fshehur autorët. Në çdo seancë ne rezolutën për Kosovën do ta ngremë”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dell lançon një laptop XPS për zhvilluesit

Story i radhës

Klubi i Bundesligës kërkon përjashtimin e skuadrave bjelloruse

Të fundit nga

ShkoLartë